Detaje nga vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, shoqërohet një grua nga Berati

0
Gjigandi

Hetimet e policisë për vrasjen e Pjetër Kolës në zonën e Pukës kanë vazhduar dhe agjentët kanë rënë në gjurmët e një tjetër gruaje, e cila mësohet se është shoqëruar tashmë.

Burime për mediat bëjnë me dije se gruaja e shoqëruar është nga Berati dhe është ndaluar pasi mendohet se ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Vrasja e 44-vjeçarit Pjetër Kola dyshohet se ndodhi në një magazinë në fshatin Korthpulë, pas prishjes së pazareve të drogës.

Deri tani të arrestuar për ngjarjen janë dy banorë të zonës, një grua nga Cërriku dhe e sapondaluara nga Berati.

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes, Martin Pergjini mbetet ende në arrati. Dyshohet se në magazinën e drogës që u bë shkak për vrasjen e Kolës më 27 shtator, punonin gra nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë dhe ndër punonjësit e angazhuar aty ishin edhe shtetas të huaj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu