Dështon raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit, asnjë kandidaturë në Kuvend

0
Dështon raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit, asnjë kandidaturë në Kuvend
Gjigandi

Ashtu siç edhe pritej duke parë zhvillimet e fundit politike gjatë javës që lamë pas, ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të Ri të Republikës, pa asnjë emër.

Edhe në seancën plenare të ditës së sotme, mbledhja e parlamentit ka zgjatur vetëm 3 minuta, duke u djegur në këtë mënyrë edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Javën e kaluar patëm takim mes kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe atij të PD, Enkelejd Alibeaj, të cilët u duku sikur arritën një marrëveshje në konferencën e kryetarëve të zhvilluar ditën e enjte, ku ju la e drejta opozitës që në raundin e dytë dhe të tretë të propozonin emrat për kandidatin për president.

Por kjo marrëveshje nuk zgjati më shumë se 24 orë, pasi ditën e premte PD u tërhoq nga marrëveshja, pasi sipas saj PS duhet të zgjidhte një nga kandidatët që do të propozonte PD, ndërkohë që Balla deklaroi se kandidati për president do të duhej të mbante vetëm firmat e opozitës.

Ndërkohë po sipas deklaratës së bërë nga Balla edhe në raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, mazhoranca do ta lërë sërish në dorë të opozitës propozimin e emrit, më pas do të votojë e vetme në raundin e katër.

RonaTyra

Çfarë parashikon Kushtetuta për zgjedhjen e Presidentit

Duke ju referuar ndryshimeve Kushtetuese të bëra në vitin 2008-të, parashikohet që në re raundet e para Presidenti i republikës të zgjidhet me jo më pak se 84 vota, në mënyrë që të prodhohet një president konsensual, ndërkohë që në raundin e katërt dhe të pestë të zgjidhet me 71 vota.

Duke partë situatën aktuale politike, është e qartë se do të flitet për një emër të ri të Presidentit të republikës vetëm në raundin e katërt, i cikli ende nuk është vendosur se kur do të zhvillohen në Konferencën e Kryetarëve.

Ndërkohë që pritet që raundi i tretë të zhvillohet në 30 maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu