Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, tha se lista e opozitës me 8 emra për kandidatë për kreun e ri të shtetit, ishte jo dinjitoze.
E ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Sokol Ballën, Felaj tha se dështimi i opozitës ishte kur nxori emrat, profili i të cilëve nuk përputhej me indikitin e presidentit.
“Ne nuk e kemi fshehur që presidentin mund ta zgjedhim dhe vetë dhe nuk ka asgjë. Ashtu do ta zgjedhim, sepse në kushtet kur opozitës, që iu la mundësia në tre raunde të zgjidhte kandidatë, nuk e shfrytëzoi. Ne ua lamë këtë mundësi. Këtë proces e ndërtuam Brenda parlamentit. Grupi negociator përfaqësohet nga deputetë, nuk janë ministra. Kombinimi që është bërë, është ai duhuri. Ka një përfaqësi të figurave me peshë, e hapën bisedën që në krye të herës dhe filloi të vihej një lëvizje që zgjonte interes, që nuk kishte ndodhur.
Opozita nuk e lexoi qëndrimin e deputetëve të vetë, edhe pse kërkoi kohë dhe nuk e shfrytëzuan këtë kohë. Një pjesë e mirë e opozitës, në nisje të procesit këtë patën parasysh, që zgjedhja të kalonte në proces, ishin të zgjidhnin kriteret. Dështimi ndodhi kur u bënë publike figurat, profili i të cilit nuk përputhej me atë indikit që nuk përputhej. Ky është mendimi im që them. Ne nuk na erdhi një listë, por ajo u përfol në publik. Në PS nuk ka ardhur një listë”
, tha Felaj në studion e Top Story.