Nga hekurat e dritares së shtëpisë që u kthye në një skenë lufte një ditë më parë në kavajë, Marsida Qatja, 30-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, dha të vërtetën e saj para gazetarëve, në lidhje me 41-vjeçarin Dritan Haxholli, që mbeti i vrarë nga shoku i saj, shef i sigurisë së burgut në Durrës, Bledar Toçi, brenda apartamentit të saj. Marsida Qatja, bashkëshorti i së cilës prej 2 vitesh e gjysmë ndodhet në burg në Gjermani, tha se nuk ka pasur asnjëherë lidhje jashtëmarte me Dritan Haxhollin. Ajo tregoi se 41-vjeçari prej kohësh e përndjek, i kërkon të dalë për kafe, e ka kapur për flokësh dhe shtyrë me forcë, ndërsa vazhdimisht e ka kërcënuar me armë në shtëpinë e saj dhe në agjencinë e udhëtimeve që ajo administron në qytetin e Kavajës. Marsida Qatja thotë se Haxholli ishte në kërkim nga drejtësia greke ku sipas saj ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy policëve grek, të cilët sipas saj i kishte hedhur nga kati i 14-të. “Na vjen çdo natë në dritare, na gjuan, do ju vrasë, do hyj brenda. Mora në telefon Bledarin, ndërsa Xhuljo ishte në shtëpi që të mos isha vetëm me Bledarin. Nuk ekzistojnë biletat fiktive. Kam agjenci udhëtimesh, unë vazhdoj punën dhe jam shumë mirë me punën. E kishim shok Dritanin, se pinte kafe ku pinim edhe ne. Thoshte: Marsid jam në kërkim ta pi kafen tek ju tek agjencia. Ndoshta ku është gabimi ynë. Mirë nuk jam nga mendja, s’jam në gjendje me fol Vinte për ditë në dritare, hë moj ke shoqëri s’na fut brenda, pse s’na fton për drekë. Me Bledarin kam marrëdhënie shoqërore, nuk u takonim shpesh. U takonim kur vinte në Kavajë për kafe, i thash për Dritanin i thash kemi kohë që duam ta largojmë edhe si shok, na vjen në dritare na shqetëson, na kërcënon. As Bledari vet nuk e mendonte këtë pasojë, Bledari tha do ta takoj do ta sqaroj si njeri. Xhulio është komshiu, është çun i urtë Fëmija 2-vjeçar është tek mami. E pa të gjithë ngjarjen, e mora pastaj dola jashtë dhe njoftova policinë. Dritani nuk ka hipur në kat të dytë. Në kat të dytë ka hyrë policia pasi e njoftova dola jashtë dhe nuk mora çelës, dy policë po godisnin derën, i tregova policisë që mund të hipte nga lar. Grilat ishin të gjitha të mbyllura për arsye të Dritanit, se vinte çdo ditë, policia hipi nga kati i dytë, sepse apartamenti është duplex. Dritani erdhi dhe na kërcënonte, nuk kishte marrëdhënie me mua. Unë jam një goc që më njohin të gjithë, di të dal nga situata dhe nuk bëj situata të tilla, kam shoqëri nga gjithë Kavaja, kaloj shumë mirë me të gjithë. Bledari është në spital dhe nuk lejohen takimet. Ka folur Bledari, dëshmia e vërtetë e Bledarit është që shoqja ime më ka kërkuar ndihmë. Unë dhe Bledari, qoftë edhe Dritani, nuk kam qenë asnjëherë vetëm me ta. E di që do zgjasë për tre ditë, sepse të jetë për opinion i kanë të gjithë në shtëpitë e tyre shumë më të bukura se unë. <ë vjen keq për njeriun që iku edhe pse njerëzit po thonë që e meritonte. Ka ardhur gjithmonë, kam qenë unë që e kam qetësuar, jo pa qëllim e mora Bledarin. Nuk e kam parë asnjëherë pa armë, vinte gjithmonë me armë, ka vrarë dy polic në Greqi ka qenë i dënuar me dënim të përjetshëm, i hodhi nga kati i 14, na ka kërcënuar të gjithëve. I dija këto doja të merrja policinë, por nuk e mendova se do bënte këtë. Në momentin që bënte këto gjëra, më shtynte mua, më kapte për flokësh, hajde këtu se do dalim, do pimë një kafe bënte skena të tilla, në momentin që do njoftoja policinë mendoja, e mendova më keq do e mbajë policia 6 muaj e do dalë, ne do ikim të gjithë. Nëse atij nuk do i kishte ngecur arma ne do të kishim vdekur të gjithë. Burri ka dy vjet e gjysmë që është brenda. Me burrin kam marrëdhënie shumë të mirë. Pjesën e burrit e vuaj shumë. Psikologët kanë ardhur por unë nuk kam kërkuar ndihmë. Fëmijët janë shumë mirë, e vetmja që e përjetoj keq, jam unë Ai vetë e kërkoi. Edhi me armë, gjuajti vet i pari, ndërsa pjesën e Bledarit jo se është shoku im por duhet të ngrihet në detyrë sa më lartë. Dritani ka drejtuar armën tek fëmija im, i gjuajti Bledarit, prapë nuk bëri gjë, kur donte të vriste fëmijën tim Bledari kërkoi vetëmbrojtje normal, dhe e qëlloi. Kam marrë edhe avokat. Bledari më tha: Marsid do vi unë, me kë je në shtëpi? Me çunin e vogël i thash. Më tha ke ndonjë njeri tjetër që mos të mendojnë keq, mos të jesh vetëm në shtëpi. I thash kam edhe Xhuljon, komshiun, erdhi edhe Eri. Eri nuk ka lidhje fare, i kërkuam diçka ai erdhi t’na e sillte. Dritani i ra dritares ku dhe ishim ulur, direkt na tha do ju vras, i thash hajde qetësohu hyrë brenda dhe flasim si njerëz. I tha qenke ti Bledar Toci, e njihte. Bledari i tha çfarë ke me gocën jemi të gjithë familjarë, ti ke fëmijë vet, po t’ia bëjë njeri vajzës tënde, ai u kthye dhe e qëlloi. Pastaj i drejtoi armën fëmijës tim. Dritani ishte i pirë me alkool dhe lëndë narkotike vinte përnatë. Bledari nuk ka ardhur fare me lëndë narkotike, nuk e di se çfarë i është gjetur në banesë, e kemi parë të flasim për punën, sa herë bënim shaka në kafe na thoshte ej jam me uniformë, prit të zhvishem unë të vesh rroba për të dalë dhe jua tregoj unë ju.