Dëshironi të studioni në SHBA? Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

0
Gjigandi

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim për të gjithë ata që duan të jetojnë në SHBA.

Nëprmjet një postimi në rrjete sociaole, ambasada bën me dije se mundësi akademike (me dhe pa diplomë) pritet të ketë për shqiptarët përmes programeve Fulbright dhe Humphrey.

Njoftimi i Plotë:

Jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Ambasada e SHBA ofron mundësi akademike (me dhe pa diplomë) për shqiptarët përmes programeve tona prestigjioze Fulbright dhe Humphrey. Zyra jonë për Marrëdhëniet me Publikun po zhvillon seanca informuese për vitin akademik 2023-2024. Stafi ynë organizon seancën e radhës informuese jo-virtuale të martën, më 31 maj, nga ora 15:30 deri në 17:00 në Këndin Amerikan në Tiranë. Të gjithë të interesuarit për të ndjekur një seancë virtuale mund të regjistrohen këtu: https://bit.ly/3ëË3Ijë

Seanca jonë e fundit virtuale e informacionit do të mbahet të martën, më 7 qershor. Bashkohuni me ne për të mësuar më shumë rreth këtyre mundësive të mahnitshme për të studiuar në Shtetet e Bashkuara!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu