Derisa miqtë e Ilirit nga BB VIP shpërndanë imazhe nga dasma, Sabiani shijoi pushimet me djalin e…

0
Derisa miqtë e Ilirit nga BB VIP shpërndanë imazhe nga dasma, Sabiani shijoi pushimet me djalin e…
Gjigandi

Balerini Ilir Shaqiri dhe partnerja e tij, Emanuela Morini, kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre pas 20 vitesh bashkë, në një ceremoni buzë detit.

Në ditën e dasmës ata kanë festuar gjithashtu edhe ditëlindjen e tashmë bashkëshortes së balerinit, ndërsa shumë personalitete të njohura kanë qenë të ftuar.

Disa nga banorët e Big Brother VIP që ndanë me Ilirin muaj të tërë, morën pjesë në dasmë, ndërsa pyetja që i mundon të gjithë, është nëse “100 mijë euroshi i tij”, Sabiani, ka shkuar apo jo në dasmën e “vëllait” – raporton .

Teksa të gjithë banorët e tjerë kanë nxjerrë fotografi nga dasma e Ilirit, në fakt, Sabiani duket se po shijon ditë pushimi në jug të vendit me djalin e tij, pamje të cilat i ka postuar në rrjetet sociale.

Duket se marrëdhënia e tyre u kris pas daljes së Ilirit nga BB, ku i ftuar në “Më lër të flas”, Sabiani tha se miku i tij e ka përdorur dhe kjo ishte arsyeja e krisjes së marrëdhënies mes tyre.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu