Deputetja finlandeze në PE kërkon anullimin e euros: Dua paratë e mia mbrapsht!

0
Gjigandi

Eurodeputetja e djathtë finlandeze Laura Huhtasaari ka shpërthyer sot në sallën e PE duke kërkuar anullimin e eurozonës, në kritika të ashpra ndaj Brukselit dhe institucioneve të tij.

Anëtarja e partisë së djathtë Partia Finlandeze tha gjatë debatit për Brexit: “Dua të përgëzoj Britaninë për daljen nga BE pasi i kursyen vetes rreth 80 miliardë euro. Shumë shpejt askush në Britani nuk do të guxojë të pranojë se ka votuar kundër Brexit.”
Ajo shtoi: “Propozimi i KE për fondin e rekuperimit është një tjetër hap drejt centralizimit të borxhit të Unionit, që sipas nenit 125 të Traktatit të BE është i jashtëligjshëm. Në BE një pjesë e madhe e problemeve ekonomike do të reduktoheshin nëse unioni i monedhës së vetme do të çmontohej.”
“Sipas një studimi eksportet finlandeze do të ishin 40 për qind më të larta nëse do të kishim monedhën tonë prandaj unë dua paratë e mia mbrapsht!”
Fjalimi i filandezes së djathtë vjen pasi dhe një eurodeputet italian lëshoi një seri kritikash për dështimin e paketës financiare të Unionit për rekuperimin nga koronavirusi.
Eurodeputeti italian Marco Zanni tha: “Kësaj jave na u tha se do të kishim një takim të Këshillit Evropian konkluzionin e të cilit ne e dinim; Asnjë marrëveshje për planin e rekuperimit dhe ndoshta përplasje mes vendeve anëtare”.
“Kjo demonstron mangësitë e institucioneve evropiane në reagimin ndaj krizës. Sipas planit, tre të katërtat e parave të planit vijnë në vitin 2023, kur bizneset dhe punonjësit janë të falimentuar. Kjo tregon se vendim-marrja në BE nuk është e aftë për detyrën e saj.”

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu