Deputeti socialist në Shqipëri dorëzon mandatin e deputetit

0
Deputeti socialist në Shqipëri dorëzon mandatin e deputetit
Gjigandi

Alqi Bllako ka dorëzuar mandatin e deputetit pas kërkesës së SPAK ndaj Kuvendit për të autorizuar arrestimin e tij si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.

Në një postim në Facebook, Bllako shkruan se nuk kërkon asnjë trajtim ndryshe edhe pse është deputet dhe se Kuvendi nuk ka pse të angazhohet për këtë çështje. Për këtë arsye, Bllako shkruan se të mërkurën do të paraqesë dorëheqjen e tij në Kuvend.

Ndërkohë, sa i përket akuzave të SPAK, ai shkruan se do të provohet lehtësia pafajësia e tij, nëse procesi gjyqësor do të jetë i paparagjykuar dhe i drejtë.

“Të nderuar miq! Natyrisht jam i tronditur nga kërkesa e SPAK-ut për ndalimin tim. Kam bindjen e thellë që një proces i paparagjykuar dhe i drejtë do ta provonte lehtësisht pafajësinë time; me bindjen e palëkundur se as kam shkelur kurrë ligjet e vendit e madje as kam thyer kurrë etikën e detyrës që kam ushtruar!

Sidoqoftë, nuk ka arsye të angazhohet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për këtë çështje dhe as nuk dua të përfitoj apo të më ofrohet një trajtim ndryshe nga çdo qytetar tjetër i vendit tonë.

RonaTyra

Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik.

Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj. Si një qytetar i zakonshëm, si prind dhe familjar i përgjegjshëm; dhe mbi të gjitha si një shërbëtor publik, që padyshim e kupton se çdo angazhim vjen edhe me çmimin e përbaltjes politike apo edhe me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë!

Ju jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen!  Mezi pres t’u provoj të vërtetën dhe të drejtën e pastër miqve, dhe padyshim armiqve!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu