Ditën e sotme në redaksinë e Abc24.al ka ardhur një denoncim i paprecedent.
Durim Qefalia nga komuna Zall Herri është ankuar se fabrika e nxjerrjes së vajit të ullirit i ka mbajtur një sasi të vogël vaj. Ai ka sqaruar se ka dërguar në sasinë e furnizimit të Kadri MUHOS 4 kuintal ullinj dhe nga kjo ka marrë vetëm 99 litra vaj nga 140 litra që duhet të merrte. Pronarit të ullinjve i mungojnë 41 litra vaj.
Durim Qefalia ka bërë një denoncim në komisariatin nr. 5 të Kamzës por ka kërkuar edhe ndihmë pasi pretendon se hajduti i vajit të ullirit është mik i një deputeti të zonave, për këtë arsye Durim Qefalia i druhet një politike për mos zbardhjen e përgjigjeve të vajit të ullirit.
Abc24.al kërkon bashkëpunimin e çdo qytetari për të denoncuar rastet ku bien para padrejtësive.