Momente paniku ka kaluar sulmuesi i Atalantës, Luis Muriel, i cili ka pësuar një dëmtim së fundmi dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Futbollisti gjatë grumbullimit me ekipin, ka rënë aksidentalisht në pishinë dhe ka marrë disa dëmtime.
Më i rëndë ishte dëmtimi në kokë, teksa pas shtrimit me urgjencë në spital, më e keqja ka kaluar dhe lojtari është në gjendje të mirë tani.
E sigurt është që lojtari nuk do të jetë me ekipin për ndeshjen ndaj Breshas, ku Atalanta do të kërkojë fitoren.