Parku arkeologjik i Bylisit dhe së fundi Parku i Apollonisë janë kthyer në kryefjalën e mediave të vendit tonë. Kjo për faktin se Monumenti i Nimfeut ku ne ndodhemi tani, dhe që është pjesë e Parkut të Apollonisë është vandalizuar. Nuk dihet se sa persona dhe për çfarë arsyesh ata kanë shkatërruar dy nga kolonat e monumentit.
“Është dëmtuar gjatë kohës së pandemissë, në muajin prill. Ne denoncuam në polici dhe po merren autoritetet përkatëse. Ne kemi shtuar rojet, ndërsa puna për riparimin do të fillojë javën që vjen. Nuk kemi pikasur njeri, pasi parku ka një sipërfaqe prej 700 hektarësh dhe me kamera survejohen vetëm manastiri dhe muzeu. Apollonia është një miks kulturash. U ndërtua vërtet nga kolonët grekë që erdhën këtu, por ata nuk e gjetën vendin bosh. Një nga fiset që popullonte gjithë këtë zonë kanë qenë Taulantët. Vizitohet nga vizitorë perëndimorë si italianë, anglezë e gjermanë, por edhe grekë. Vetëm vitin e shkuar Apollonia u vizitua nga 60.300 vizitorë”, shprehet Ornela Durmishaj, Drejtore e Parkut të Apollonisë.
Manastiri “Fjetja e Shën Mërisë” është nja nga destinacionet e preferuara të çifteve që lidhen në martesë. Vetëm vitin e shkuar këtu erdhën rreth 150 çifte që realizuan klipin dhe albumin e dasmës.
“Këtu shikon gjerë që të mbeten në mendje. Kam ardhur sërish, këtë herë me gjithë familjen. Kush e ka bërë këtë shkatërrim është kriminel. Ne duhet t’i ruajmë pasuritë e kombit, jo t’i shkatërrojmë”.
Cilatdo të kenë qenë synimet pas këtij akti vandal, ato nuk e zbehin aspak madhështinë e një prej qyteteve më të rëndësishme të lashtësisë sonë
Burimi: top-channel.tv