Deklaratat e Ramës/ Vasili: Po konfirmon vjedhjet që ka bërë me ministrat!

0
Deklaratat e Ramës/ Vasili: Po konfirmon vjedhjet që ka bërë me ministrat!
Gjigandi

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili komentoi deklaratën e Ramës i cili i cilësoi veprimet e SPAK për aferën e inceneratorëve ‘përgjigje e qartë për të gjithë ata që nuk besojnë Reformën në Drejtësi’.

Vasili u shpreh se deklarata e Ramës është e qartë dhe ai po pranon se kanë vjedhur dhe rrëmbyer paratë së bashku me ministrat.

“Alqi Bllako, bishti i kavallit, Rama po thotë që ne i kemi marrë paratë. Rama harron që shqiptarët duan që qeveria mos të vjedhë. Problemi i shqiptarëve është se ku shkuan paratë e tyre. Ky kryehajdut thotë s’ka gjë, s’është problem për ne, se një bisht kavalli e lëshojmë ne.”-

tha Vasili.

Për deklaratën e Ramës pas mbledhjes me Kryesinë e PS, kur tha se përgjegjësia është individuale, Vasili u shpreh se të gjitha veprimet kanë firmën e Ramës, Engjëll Agaçit dhe të gjithë ministrave me radhë, përfshirë Arben Ahmetajn.

RonaTyra

Alqi Bllako ka ekzekutuar ato që kanë firmosur këta. Nëntë vendimet radhazi brenda natës i bënin gati këta, i firmoste Rama. Tha se kësaj partie i dedikoni atë që po bën ajo. Në historinë e Shqipërisë e vetmja forcë politike që ka guxuar të votojë kundër kërkesës për arrestim dhe heqje imuniteti ka qenë vetëm kjo parti kur qe rasti i Saimir Tahirit

.”-u shpreh Vasili.

Vasili është i mendimit se arrestimet po kryhen nga fundi për t’i dhënë kohë atyre që janë përgjegjësit kryesorë që të vazhdojnë të paguajnë inceneratorët.

“Për të mbyllur gojën këta, qeveria vazhdon t’i paguajë, paguan mafjen e inceneratorëve që është në kërkim ndërkombëtar. Mbi këtë qeveri bie fatura e 1 miliardë euro energji elektrike e shpërdoruar. Mafia ka rrëmbyer qeverinë, qeveria ka rrëmbyer drejtësinë që të vazhdojnë të përvetësojnë paratë për t’i aktivizuar në fushata për të blerë vota

.”-tha Vasili.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu