Deklarata tronditëse e luftëtarit shqiptar, sikur fusja…

0
Gjigandi

Të shumtë kanë qenë personat që këtë periudhë të vështirë karantine, kanë ngritur hipotezën se COVID-19 ka qarkulluar më herët dhe ne kemi bashkëjetuar me të, por pa e ditur se ekzistonte.

Një prej tyre është edhe luftëtari shqiptar i MMA, që jeton në Amerikë, Denis Buzukja, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka plasur bombën, duke deklaruar, duke u shprehur se e ka kaluar Koronavirusin që në janar.

Këtë e ka mësuar falë testit të antitrupave, megjithëse e dinte më herët, pasi ka pasur të njëjtat simptoma me të infektuarit nga kjo pandemi.  Për më tepër ai shprehet se është stërvitur duke qenë i infektuar, ndërsa në shkurt kishte një përballje për titullin kampion.

“Isha shumë sëmurë në janar dhe zakonisht nuk sëmurem kollaj. Gjithçka ndodhi përpara garës për titull dhe mbaj mend që kam ndenjur në shtrat për katër ditë. Nuk mund të haja shumë, pasi më kishte ikur dhe shqisa e shijimit. Më dukej sikur fusja baltë në gojë. Megjithatë më duhej të kthehesha në stërvitje, pasi më priste një ndeshje shumë e rëndësishme. Nuk më kishte ndodhur kurrë që mbas stërvitjes të isha aq i lodhur dhe të mos kisha fuqi. Arrita deri aty sa kisha nevojë për një pompë oksigjeni sepse nuk mund të merrja frymë thellë.

Duke mos e ditur për Covid-19, mendova se ishte nga sistemi imunitar i dobët. Më pas kur bëra testin e antitrupave, rezultoi që kisha qenë më parë pozitiv me Coronavirus dhe tashmë e kam kaluar. Gjëja më e mirë është të bëjmë të gjithë testin që bëra unë, sidomos ato që kanë qenë të sëmurë që para karantinës. Nuk e mendoja kurrë se do të sëmuresha ashtu. Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe shpresoj që të jeni mirë. Ne jemi Neë Yorku”, shkruan Buzukja në “Facebook”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu