Katër orë pas plagosjes me armë zjarri të kreut të Njesisë Administrative Kallmet, Besnik Simoni, policia ka arritur të neutralizojë dhe prangosë autorin e dyshuar.
Altin Marku u kap në banesen e një të afermi të tij në fshatin Kallmet, ndërsa policia gjeti dhe sekuestroi dhe armen e krimit.
Të mbështetur dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës blutë krehen të gjithë zone, ndërsa operacioni policor u drejtua nga Zv\drejtori i Hetimit të Krimeve në Policinë e Lezhës Luan Hyseni.
40-vjeçari u shoqërua në ambjentet e komisariatit të Policisë Lezhë ku dhe pritet të merret në pyetje mbi rrethant e ngjarjes.