Debat i ashpër mes Berishës dhe Alibeajt në mbledhjen e Grupit Parlamentar, akuzat e ndërsjellta

0
Debat i ashpër mes Berishës dhe Alibeajt në mbledhjen e Grupit Parlamentar, akuzat e ndërsjellta
Gjigandi

Grupi Parlamentar i PD-së ka nisur këtë mëngjes mbledhjen në selinë blu. Në mbledhjen që po drejtohet nga kryetari i komanduar i së djathtës, Enkelejd Alibeaj janë shkëmbyer akuza të forta mes tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sali Berisha e ka cilësuar Alibeajn, si të përzgjedhurin e Taulant Ballës dhe jo të Grupit Parlamentar.

Ndërkohë, Albana Vokshi i ka kërkuar Alibeajt të bëjë kërkesë në kuvend për pesë deputetët e përjashtuar, për t’u cilësuar sërish deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së.

Por, sipas kryetar të komanduar të PD-së, këto janë vendime të marra nga organi i partisë, që nuk mund të zhbëhen nga ai.

“Ai që ndihet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete. Kemi të bëjmë me një nënshtrim të opozitës që zhvillohet me email dhe zarfe sekrete vendos turpin e vetë. Është e tëra në funksion të Edi Ramës dhe ne të bëjmë se jemi pyetur. Ka rregull për të qenë opozitë e vërtetë dhe ka rregulla shumë të qarta. Kur ai deputetët e vet, i fut me zarfin sekret një metode mafioze, tipike, ne s’kemi punë me të. Cilido që mendon ndryshe bën lojën e tij. Ç’punë kemi ne. Në këtë mënyrë vetëm në shpellat e mafias veprohet kështu. Të kujton përrallat me sumbulla të sheikëve të sulltanëve. Po përdhoset institucioni i Presidencës dhe e shqiptarëve. Nuk ke besimin në asnjë hap të PD-së. Je në funksion të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës

RonaTyra

“, i është drejtuar Berisha Alibeajt.

Në mbledhje, vihet re mungesa e ish-kryetarit Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi. Mungojnë po ashtu dpeutetët Grida Duma, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boçi, Tomor Alizoti, Xhelal Mziu, Edi Paloka, Flutura Açka, Helidon Bushati, Alfred Rrushaj, Elda Hoti, Emilja Koliqi, Fation Veizaj, Fedinand Xhaferraj, Kastriot Piroli, Kreshnik Collaku, Sorina Koti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu