Plagosën me thikë 2 të rinjtë, shpallen në kërkim autorët e dyshuar

0
Plagosën me thikë 2 të rinjtë, shpallen në kërkim autorët e dyshuar
Gjigandi

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat shpallën në kërkim shtetasit E. N., 31 vjeç, F. Q., 24 vjeç dhe  F. Q., 21 vjeç.

Gjatë natës, në lagjen “13 Shtatori”, dyshohen se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë, shtetasit D. Gj., 32 vjeç dhe Th. Gj., 22 vjeç.

Të plagosurit po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu