Daniele De Rossi i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist në muajin janar të këtij viti.
Ish-mesfushori italian që e kaloi një jetë te Roma, në gjashtë muajt e fundit të karrierës së tij bëri ëndrrën realitet duke luajtur për gjigantin argjentinas Boca Juniors.
Edhe pse kishte kontratë më afatgjate me Bocan, De Rossi u largua nga kjo skuadër për shkak se synon që të bëhet trajner futbolli.
36-vjeçari është pajisur me licencat e duhura, derisa flitej për ta marrë drejtimin e Ascolit në Serie B.
Por legjendës së Romës i ka ardhur një ofertë e pa pritur nga një klub i madh italian.
Fjala është për Fiorentinën e cila ka kërkuar nga De Rossi ta marrë drejtimin e skuadrës.
Klubi vjollcë nuk po kalon momente të mira dhe i ka ofruar postin e trajnerit nga ky edicion De Rossit.