Dasmë në kohë COVID-i, gjobitet me 1 milionë lekë lokali në Shkodër

0
Gjigandi

Pronari i një lokali në Shkodër është gjobitur me 1 milionë lekë ditën e sotme pasi ka lejuar që të zhvillohen dasma në kundërshtim me Aktin Normativ.

Pronarit i biznesit që theu rregullat e vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19 është shtetasit me iniciale V. M..

“Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një lokali, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një lokal në të cilin kishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.  Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit, shtetasit V. M., masën administrative 1.000.000 lekë. Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, shkruhet në njoftimin e policisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu