Dafina Zeqiri sjell fotosesion të ri, duket në formë dhe provokuese e veshur e tëra në të zeza

0
Dafina Zeqiri sjell fotosesion të ri, duket në formë dhe provokuese e veshur e tëra në të zeza
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka ardhur me disa imazhe të reja të cilat i ndau me fansat në llogarinë e saj të Instagramit.

Krijuesja e hitit “Duro” ka realizuar një fotosesion të ri në të cilin dukej mahnitëse dhe tejet provokuese, teksa u shfaq e veshur e tëra në të zeza.

Dafina pozoi në një trupore të tejdukshme me dekolte të hapur e cila kishte detaje gurësh me shkëlqim.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

RonaTyra

Këngëtarja përshtati veshjen me dorëza nga I njëjti material, ndërsa përfundoi pamjen me aksesor ari dhe makijazh të theksuar.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ndërkohë që ishin të shumta pëlqimet dhe komentet që Dafina mori sipër fotove nga ana e fansave dhe miqve të saj.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Në anën tjetër edhe kjo periudhë e vitit mbetet e ngarkuar për artisten me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

Kujtojmë që projekti i saj i fundit është “Dashni”, një bashkëpunim me këngëtarin Muma, që u lansua në muajin mars të këtij viti.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu