Dafina Zeqiri duket e mahnitshme në veshje sportive dhe pa grim

0
Dafina Zeqiri duket e mahnitshme në veshje sportive dhe pa grim
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka qenë mjaft aktive me projektet muzikore të cilat priten mirë dhe pëlqehen nga publiku.

Por, artistja i qëndron afër fansave edhe përmes rrjeteve sociale me postime që marrin vëmendje dhe zgjojnë kureshtjen e admiruesve të saj të shumtë.

Në një imazhe që postoi së fundmi, ndryshe nga paraqitjet e tjera plot elegancë dhe stil, Dafina ka preferuar të shfaqet në veshje të gjerë dhe sportive teksa shihet edhe pa makijazh.

Edhe paraqitja e radhës se këngëtares së shumë hiteve pranoi komente të shumta nga ana e kolegëve, miqve dhe fansave.

Ndërkohë, teksa po shijon suksesin e këngës së fundit “Dashni” që e solli në bashkëpunim me Muma, Dafina tashmë ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

RonaTyra

Pak ditë më parë përmes një fotosesion këngëtarja zbuloi se ajo së shpejti po vjen një tjetër këngë e re.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu