COVID drejt fundit, më shumë të shëruar se të infektuar në 24 orët e fundit

0
COVID drejt fundit, më shumë të shëruar se të infektuar në 24 orët e fundit
Gjigandi

Vendi jonë më në fund duket se po shkon drejt “çlirimit” nga COVID. Sot asnjë qytetar nuk e ka humbur betejën me virusin. Ministria e Shëndetësisë në bilancin e 24 orëve të fundit bën me dije se nga 650 testime kanë rezultuar 15 qytetarë të infektuar. Ndërkaq janë shëruar 84 qytetarë gjatë 24 orëve, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,742 që nga fillimi i epidemisë.

15 qytetarët e infektuar janë në këto bashki: 9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Berat, nga 1 qytetar në Divjakë, Sarandë. Në të gjithë vendin janë 297 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.”

Statistika (19 Prill 2022)

RonaTyra

Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 84
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 650

Testime totale 1,794,631
Raste pozitive 274,535
Raste të shëruara 270,742
Raste Aktive 297
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 192
Fier 21
Vlorë 18
Berat 18
Korçë 14
Elbasan 13
Shkodër 11
Gjirokastër 5
Durrës 3
Kukës 2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu