Në 24 orët e fundit janë kryer 1213 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 102 qytetarë.
Janë 2788 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 62 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Durrësi 68 vjeçe.
Janë shëruar 208 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,275 që nga fillimi i epidemisë.
Të infektuarit janë në këto bashki:
25 qytetarë në Tiranë, 10 në Berat, nga 8 qytetarë në Devoll, Fier, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Sarandë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Mirditë, Lushnje, Delvinë, Elbasan, Gramsh, nga 2 qytetarë në Himarë, Mallakastër, Patos, Durrës, Has, Kukës, nga 1 qytetar në Lezhë, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Memaliaj, Korçë, Kolonjë, Poliçan.
Statistika (27 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 102
Të shëruar në 24 orë 208
Të shtruar në spitale 64
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1213
Testime totale 1,742,017
Raste pozitive 271,527
Raste të shëruara 265,275
Raste Aktive 2788
Humbje jete 3,464
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 807
Fier 401
Elbasan 332
Lezhë 242
Vlorë 199
Berat 193
Durrës 143
Kukës 139
Gjirokastër 139
Shkodër 108
Korçë 70
Dibër 15