Covid-19 në Evropë, maska dhe frikë nga vala e dytë e infektimeve

0
Gjigandi

Maskat dhe frika nga vala e dytë e koronavirusit. Këto janë kryefjalët në kontinentin evropian. Tani, të gjithë personat mbi moshën gjashtë vjeç në Katalonjë, duhet të mbajnë një maskë në publik pasi rajoni i bëri maskat të detyrueshme jashtë, edhe atje ku distancimi social është i mundur. Vendimi erdhi pas rritjes së rasteve në dhe përreth Lleida-s, ku autoritetet mund të kthejnë në fuqi një izolim strikt.

Ndërkohë në Francë, po shtohen shqetësimet për një valë të dytë të epidemisë ndërkohë që vendi po zbut kufizimet. Jean-François Delfraissy, shefi i këshillit shkencor të vendit tha për gazetën Le Monde se vendi rrezikon rikthim të frikshëm të infektimeve pasi njerëzit nuk po i binden rregullave të distancimit social. Virusi vazhdon të qarkullojë, edhe pse shumë më i dobësuar, shumë më i kontrolluar por është ende atje jashtë – tha ai.
Pas 137 ditësh ndërkohë, njësitë e kujdeist intensiv në një spital në një nga zonat më të goditura të italisë nga pandemia, Bergamo, zyrtarisht nuk kanë asnjë rast pozitiv me Covid-19. Italia ishte vendi i parë evropian që u godit nga koronavirusi, me gjithë ashpërsinë e tij, me pacientët e parë që u shtruan në spitalin Papa Xhovani i XXIII më 23 shkurt.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu