Numri i rasteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkuar në mbi 2.5 milion të infektuar, ndërsa në mbarë botën ka shkuar në 10 milion.
Sërish Teksasi dhe Florida kanë raportuar shifra rekord gjatë 24 orëve të fundit. Rritja e rasteve në shtetet jugore vjen pasi nisa hapja e vendit. Të shtunën në Florida u shënua një rekord, ku u raportuan më shumë se 9 mijë e 500 raste të reja, ndërsa rekordi më herët ishte me 9 mijë raste.
Kjo situatë ka bërë që zyrtarët në Florida të marrin masa duke vendososur sërish masa kufizuese siç bëri të premten Teksasi.
Këshilltari kryesor i qeverisë amerikane për koronavirus, Dr Anthony Fauci, tha javën e kaluar se vendi kishte një “problem serioz” me menaxhimin e situatës. Deri tani janë shënuar më shumë se 125 mijë të vdekur nga Covid-19 në SHBA.
Burimi: top-channel.tv