Arsenali kërkon që të rrëmbejë në merkaton e verës lojtarin e Barcelonës, Philippe Coutinhon. Braziliani nuk do të qëndrojë te Bayern Munchen, pasi gjermanët nuk janë të bindur prej tij, ndërsa në krahun tjetër Barcelona do ta shesë.
“Topçinjtë” janë intriguar nga një mundësi e tillë për të rikthyer 28-vjeçarin në Premier League dhe kanë nisur bisedimet me agjentin e tij. Coutinho po sheh mundësitë që ka dhe u ka kërkuar më shumë kohë drejtuesve të Arsenalit.
Agjenti i tij ka kërkuar që futbollisti të kryejë sezonin me Bayernin, pjesëmarrjen në Champions Leagues dhe më pas të ulen në diskutime. Largimi nga Liverpooli nuk ishte i duhuri për sulmuesin, pasi dështoi te Barcelona po ashtu te gjermanët.