Coronavirusi në Shqipëri, rritet lehtë numri i infektimeve, raportohen 2 humbje të jetës

0
Coronavirusi në Shqipëri, rritet lehtë numri i infektimeve, raportohen 2 humbje të jetës
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka raportuar sot një rritje të lehtë të rasteve të reja ditore të infektimeve me coronavirus në krahasim me një ditë më parë, ndërsa numri i humbjeve të jetës ka ngelur i pandryshuar në 2.

Megjithatë, ministria ka bërë të ditur se situata e pandemisë në vend vijon të jetë e qëndrueshme.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1,357 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me coronavirus 110 qytetarë, sipas të dhënave të ministrisë.

Për krahasim, një ditë më parë janë kryer 1,289 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me coronavirus 95 qytetarë.

Ndërkohë, 261 pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 266,958 që nga fillimi i pandemisë, ka theksuar ministria, duke shtuar se aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

RonaTyra

Në anën tjetër, ministria ka bërë të ditur se 1,594 pacientë janë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu