Conte i tregon derën!
Kwadwo Asamoah është gati të lërë Interin për Fenerbahçen. Futbollisti nga Ghana dëshiron që të largohet nga skuadra zikaltër. Janë dy ekipe pas lojtarit, Feneri në Turqi dhe Watfordi në Angli.
31-vjeçari pritet të largohet nga “San Siro” në verë. Ai nuk ka gjetur shumë hapësira në Itali dhe do që të gjejë një aventurë të re. Fcinternews.it shkruan se lojtari nuk do të rinovojë pavarësisht se kontrata i skadon në qershorin e 2021.
Asamoah ka shpenzuar pjesën më të madhe të karrierës në Itali. Ai ka luajtur me Torinon, Udinesen, Juventusin dhe prej vitit 2018 me Interin.