Ai u nis për në Monako për Çmimin e Madh të F1.
Dhe Conor McGregor e shfrytëzoi sa më shumë kohën e tij në bregdetin e Mesdheut pasi mori super-jahtin e tij të markës “Lamborghini” në vlerë prej 2.4 milionë funtesh (2.2 milionë euro) për një lundrim të martën.
Boksieri i famshëm, 33 vjeç, vuri në pah gjoksin e tij të mbushur me tatuazhe dhe veshi një palë pantallona të shkurtra nga marka “Versace” për shëtitjen e tij në bregdet, shkruan
DailyMail
.
Duke publikuar disa imazhe nga shëtitja në Instagram, Conor mund të shihej teksa po luindronte në brigjet e Monakos me jahtin e tij luksoz.
Ai shpenzoi më shumë se dy milionë funte për jahtin “Lamborghini”, një nga vetëm 63 që do të ndërtoheshin nga prodhuesi italian, në tetor.
Varka e tij kuptohet të jetë e dymbëdhjeta jashtë linjës së prodhimit, një dedikim për markën e tij të uiskit, “Proper Twelve”.
Por çmimi është thjesht një pikë e vogël në oqean për sportistin, i cili ka një vlerë neto të hyrash, të vlerësuar rreth 145 milionë funte.
‘Tecnomar 63’ është projektuar dhe ndërtuar nga ‘Italian Sea Group’ dhe ‘Tecnomar’ për “Lamborghini”.
Me 24 tonë, jahti i gjatë 19 metra mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 69 mph dhe krenohet me 4000 kuaj fuqi me dy dizelë 24.2 litra V-12.
Kjo vjen pasi Conor ishte në disponim të mirë të shtunën teksa mbërriti për Çmimin e Madh të F1 në Monako.
Dhe sigurisht ai u shfaq me stil, pasi sportisti kishte veshur një këmishë me material sateni ngjyrë blu, rozë dhe vjollcë me një dizajn lulesh.
Veshja me dy pjesë përmbante gjithashtu një palë pantallona të shkurtra që përputheshin me pjesën sipërme, pasi këmisha ishte lënë e zbërthyer për të zbuluar gjoksin e tij të mbushur me tatuazhe.
Kampioni i UFC-së tregoi tatuazhet e shumta të trupit, duke përfshirë mbiemrin e tij, i cili qëndron horizontalisht përgjatë bustit të tij.
Conor kishte veshur një palë atlete të bardha që shkëlqenin në pamjen verore, teksa rreth qafës kishte vendosur një zinxhir monedhash ari.
Irlandezi i mbrojti sytë nga dielli vezullues me një palë syze dielli me kornizë katrore, ndërsa i buzëqeshi kamerës pas mbërritjes.
Conor buzëqeshi për disa fotografi me të ftuarit e tjerë teksa po arrinte, përpara se të shkonte në pit-lane për të parë aksionin kualifikues.
McGregor gjithashtu u pa në një moment duke biseduar me Kevin Magnussen të ekipit Haas F1, ndërsa ata u ndalën për të bërë një fotografi së bashku.
/abc24.al/