“Çmimi i caktuar nga bordi, i lartë”, qytetarët: S’kemi besim, nafta duhet të ishte shumë më lirë

0
“Çmimi i caktuar nga bordi, i lartë”, qytetarët: S’kemi besim, nafta duhet të ishte shumë më lirë
Gjigandi

Bordi i transparencës i krijuar nga qeveria për të evituar abuzimet me çmimin e karburanteve, ka humbur besueshmërinë tek qytetarët, të cilët duke u bazuar tek luhatjet e naftës në bursë, deklarojnë se çmimi për litër në pikat e karburanteve nuk duhet të jetë 245 lekë, por shumë më lirë.

Qytetarët nuk kanë besim në bordin e transparencës të krijuar nga qeveria për caktimin e një çmimi tavan të shitjes së karburanteve.

“Po me këtë qeveri që kemi ne, jo 250 por do të shkojë edhe më shumë. Nuk merr masa ky jo.”

Kontrolli i çmimit të naftës në bursë, para se të shkojnë në pikën e karburantit është kthyer për qytetarët në një rutinë të detyrueshme.

Vetë qytetarët arrijnë në konkluzionin se çmimi i naftës nuk duhet të jetë 245 lekë, aq sa është vendosur nga Bordi i Transparencës, e që do të jetë në fuqi deri më 1 prill.

RonaTyra

“Duhet të 180 lekë, pse të jetë 250 lekë.”

“Të jetë aq sa ishte më përpara”

Sot një fuçi naftë në bursë kushton 120 dollarë. Ndërkohë herën e fundit që çmimi ndërkombëtar ka reflektuar të njëjtën vlerë për fuçi në pikat e karburanteve në Shqipëri 1 litër naftë varionte nga 205 deri 220 lekë për litër.

Çmimi tavan i vendosur nga Bordi vlerësohet si i papërballueshëm nga qytetarët.

“Kam gjyshen smurë, do e çojë në spital me ça ta çojë. Nuk i dilet me makinë. Duhet me dalë ose në këmbë ose në biçikletë.”

Po pavarësisht çmimit, përdorimi i makinave është një nevojë e paevitueshme për ta.

“Çfarë të bëjmë, jemi të detyruar të jetojmë, duhet me lëviz.”

Deri më datë 1 prill çmimi i naftës i vendosur nga bordi do të reflektojë vlerën prej 245 lekë për litër, benzina 218 lekë/litri dhe gazi 110 lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu