Pas dorëheqjes nga kreu i PD, Basha bën lëvizjen e radhës, nis takimet me demokratët në terren

0
Pas dorëheqjes nga kreu i PD, Basha bën lëvizjen e radhës, nis takimet me demokratët në terren
Gjigandi

Pas dorëheqjes nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur takimet me demokratët.

Ndonëse Basha ka preferuar që këto takime, t’i mbajë pa praninë e mediave, kanë qenë disa mbështetës të tij që kanë publikuar foto të takimeve më Bashën.

Gjatë ditës së sotme Basha ka zhvilluar takime me zonën e Dajtit dhe në degën 8 në Tiranë.

Nuk dihet se çfarë është diskutuar në takime, por vetë Basha ka bërë të ditur pak ditë më parë se takimet me demokratët do të jenë në funksion të bashkimit dhe forcimit të Partisë Demorkatike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu