Lëngu dhe tuli i limonit përdoren më së shumti për qëllime të ndryshme, ndërsa lëkura e tij ka tendencën të hidhet dhe mos përdoret.
Megjithatë, studimet kanë përcaktuar se lëkura e limonit është e pasur me komponime bioaktive që mund të ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore.
Mëposhtë janë të listuara disa nga përfitimet e mundshme të lekurës së limonit:
Vlera të larta ushqyese:
Lëkura e limonit përmban një sasi të lartë të fibrave dhe vitaminës C, si dhe sasi të vogla të kalciumit, kaliumit dhe magnezit. D-limonene, një përbërës që i jep limonit aromën e tij karakteristike, gjendet gjithashtu në lëkurë dhe është përgjegjës për shumë nga përfitimet shëndetësore të këtij fruti.
Përmirëson shëndetin oral:
Lëkura e limonit ka veti antibakteriale që mund të ndalojnë rritjen e mikroorganizmave përgjegjës për sëmundjet e gojës.
Përmban sasi të lartë antioksidantësh:
Lëkura e limonit përmban disa antioksidantë, duke përfshirë D-limonenin dhe vitaminën C, që ju mbrojnë sistemin imunitar dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.
Mund të forcojë sistemin tuaj imunitar:
Lëkura e limonit përmban flavonoidet dhe vitamina C, të cilat mund të stimulojnë sistemin imunitar të trupit për të mbrojtur shëndetin.
Mund të mbrojë shëndetin e zemrës:
Flavonoidet, vitaminat C dhe pektina në lëkurën e limonit mund të nxisin shëndetin e zemrës duke uljen e niveleve të kolesterolit në gjak dhe faktorë të tjerë rreziku për sëmundjet e zemrës./ HealthLine