Chelsea me ofertë shokuese për Ronaldon

0
Gjigandi

Chelsea me ofertë shokuese për Ronaldon

Chelsea ka bërë lëvizje befasuese, duke tentuar që ta transferojë Cristiano Ronaldon, sipas burimeve të ‘Don Balon’.

Raportohet se numri një i Chelseas, Roman Abramovich, mund të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira  me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, për të kompletuar marrëveshjen për super yllin e Juventusit.

Javën e kaluar mediat italiane raportuan se Ronaldo mund të largohet nga Serie A për shkak të problemeve financiare që do të ketë Juventusi për shkak të COVID-19.

Gazetari, Pietro Balzano Prota, publikoi në “Twetter” se një burim i afërt i ka treguar atij se Juve dhe Ronaldo mund t’i ndajnë rrugët. Frank Lampard do ta mirëpriste CR7 në ‘Stamford Bridge’, derisa Abramovich është i gatshëm të investojë edhe mbi 100 milionë euro në njeriun nga i cili do të përfitonte shumë pasi t’ia veshë fanellën e Chelseas.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu