Deklarata e shefit të Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, se kampioni gjerman nuk do të futet në garë për ta blerë Kai Havertz ka bërë që ekipet e tjera të fërkojnë duart.
Bayer Leverkusen është i vetëdijshëm se nuk mund ta mbajë 21-vjeçarin përtej kësaj vere, ndërsa nuk dihet destinacioni i ri për talentin e Gjermanisë.
Chelsea është futur në garë pas tërheqjes së Bayernin.
Blutë e Londrës duan të rrëmbejnë lojtarin e ri dhe të ndërtojnë një ekip pretendent për sezonin e ri.
Trajneri Frank Lampard ka afruar futbollistë si Timo Werner dhe Zieych.
Havertz është i kushtueshëm, por presidenti Roman Abramovich kërkon të rikthejë lavdinë e dikurshme. Ai pretendon të fitojë tituj kampion dhe të mendojë për Champions League.