Çfarë po ndodh në Elbasan?/ Bandat vrasin, nën komisarja “lajthit” ndërsa policia bën punën e agjencisë funerale

0
Gjigandi

Edhe pse gushti  është muaji i pushimeve, për krimin ka qenë një muaj intensivë  ku shënoi  4 të  vdekur  për  24 orë mes 17 dhe 18 gushtit .

Filloi me një viktimë në Elbasan u pasua nga një tjetër  në Sarandë, po përsëri të nesërmen dy të vrarë në një atentat në  qytetin e  Vlorës  .

Mbrëmjen e 17 gushtit do të gjente vdekjen 33-vjeçari Madrit Ulqinaku  pas një konflikti të çastit nga 18-vjeçari Horgito Peqini .

Në një zonë të populluar plot patrulla policie, një 18-vjeçar arriti t’i shpëtonte nga duart policisë së Elbasanit  dhe ende policia nuk ka mundur të bëjë të mundur kapjen  autorit .

Ndërkohë që Elbasani “vlonte” nga përgjakjet  një sulm i hapur vjen  nga Anisa Kostani nënkomisare në Policinë e Elbasanit e cila ka habitur me deklaratën e saj  se gazetarët po njollosin punën e shkëlqyer të policisë, edhe pse kjo e fundit po mblidhte vetëm trupat e pa jetë .

RonaTyra

Por mesa duket nënkomisarja ka harruar rregullat që posti i saj përmbanë, me postimin e bërë nga ana e saj ajo ka shkelur hapur nenin që tregon  që  ajo nuk mund të shprehë mendimin e saj personal në rrjetet sociale, aq më tepër kur ky mendim ose opinion ka përmbajtje ofenduese e ndër të tjera, edhe përdorimin masiv të rrjeteve sociale.

 

Vrasja e Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës elektorale:

Ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021 ku mbeti i vrarë pas një përplasjeje për shitblerjen e votës, eksponenti i Partisë Socialiste Pjerin Xhuvani .

 

Saga Nuredin Dumani

Emri  më i përfolur i botës së krimit në Elbasan për vite me radhë i shpëtoi arrestimit nga policia, tashmë i penduar i drejtësisë.

Kur u  qëllua me armë ndaj një automjeti  në lëvizje.  Në atentat, Dumani mbeti i plagosur atentat ky që bëri të mundur gjetjen e gjurmëve dhe arrestimin  e tij më  29 mars të këtij viti .

 

“Arratisja” e Talo Çelës

Pas arrestimit të Dumanit,   në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” disa persona ranë në pranga  por , jo Talo Çela.

Talo Çela arriti të largohej nga vendi ku strehohej para se aty të mbërrinin forcat e policisë .

Atentati kundrejt  Lulzim Bitrit dhe Ardjan Çollakut

Mbrëmjen e 4 tetorit 2021 Elbasani nuk do të ishte sërist i qetë kur  Lulzim Bitri dhe Ardjan Çollaku mbetën të vrarë në një atentat mafioz pranë një pike karburanti para metalurgjikut. Policia akoma sot  nuk ka rënë në gjurmët e autorëve .

 

 Ish-shefi i policisë në Elbasan, i lidhur me bandat e krimit

Lidhja e Leonard Palushi, ish-shefi i policisë në Elbasan me bandat e krimit ishte një tjetër lajm tronditës i cili ra në pranga r në kuadër të një operacioni të Prokurorisë së Posaçme.

Ky rast u bë provë për akuzat e hera herës që Policia e Elbasanit  merrte  mbi lidhjet e saj  me krimin e organizuar.

Audi i blinduar përplas makinën e policisë

Një tjetër skandal përfshiu Policinë e Elbasanit në vitin 2017 ku në kuadër të operacionit “Summer 2017”, me qëllim  bllokimin e automjeteve të trafikuar, kur   personit  me mjet luksoz me një vlerë rreth 100 mije euro i kërkohet që mjetit i tij të dërgohej për verifikim një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi dhe godet mjetin e Policisë.

Dyshohej se mjetin e drejtonte   Suel Çela, i cili më vonë doli i pastër nga akuzat.

Ishte kjo vetëm një listë e shkurtër e ngjarjeve që kanë tronditur Elbasanin , ku policia ishte e pafuqishme të parandalojë ngjarje të tilla tronditëse . Duke treguar se mesa duket krimi dhe kriminelët  mund të veprojnë pa u shqetësuar .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu