Ceferin paralajmëron rikthimin e futbollit

0
Gjigandi

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, ka folur me optimizëm dhe shpresë, pavarësisht situatës së fundit që po përjeton Europa. Pandemia është duke e ulur efektin në të gjitha shtetet dhe pritet që brenda pak kohësh të çlirohemi nga kthetrat e KOVID-19. Ndërkohë Ceferin shprehet se futbolli i rinisur është një shenjë për njerëzit që situata do të kthehet në normalitet. Sigurisht që një gjë e tillë pritet të ndodhë shpejt, pasi ky sport i ka mbijetuar krizave nga më të ndryshme.

“Njerëzimi do të mposhtë Covid-19. Ne kemi parë se sa e ndjeshme dhe e prekshme është bota jonë nëse një situatë e tillë ka arritur ta destabilizojë plotësisht atë. Futbolli është bërë me energji pozitive dhe derisa të kthehet, njerëzit nuk do të kenë perceptimin se situata është përsëri normale. Futbolli do të ndryshojë, por do të jetë një ndryshim i përkohshëm.

Kjo lojë tashmë ka mbijetuar si nga epidemitë ashtu edhe nga luftërat në të kaluarën dhe do të shihni që së shpejti do të vijë futbolli i vjetër i dashur i të gjitha kohërave. Të gjithë dëshirojnë të rishikojnë ndeshjet sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo varet nga vendimet e autoriteteve politike të kombeve individuale. Kur ata japin dritën jeshile, pasi ata janë profesionistë , lojtarët do të kthehen në fushë relativisht shpejt”, tha Ceferin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu