Cakaj: Drejtësia e luftës së UÇK-së e patjetërsueshme

0
Gjigandi

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim në Tiranë, Kryetarin e Skënderajt, z. Bekim Hamëz Jasharin dhe Kryetarin e Drenasit, z. Ramiz Tushë Lladrovcin.

Biseda u përqëndrua në punën e bërë prej Kryetarëve në zemër të Drenicës, drejtësinë e pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rëndësinë e patjetërsueshme të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu, në një reagim në Facebook lidhur me takimin, Cakaj theksoi se pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe domosdoshmëria e ruajtjes së shumicës shqiptare në Bujanoc. Kjo e fundit, sipas Kryediplomatit Cakaj, është edhe detyrë historike edhe nevojë institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Sakrifica sublime e familjes Jashari e Lladrovci ndër breza për lirinë e Kosovës duhet të shërbejë si burim frymëzimi për gjithë shqiptarët kudo ndodhen.”- përfundoi reagimin e tij Ministri në detyrë Cakaj.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu