Burri i Rexhines deklaroi se do merrte hak, gjinekologu qe ndoqi shtatzanine e 25-vjeçares ka ikur ne Amerike – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Prokuroria nisi dje zyrtarisht hetimet për Ardian Kadaifçiun, mjekun gjinekolog që ndoqi shtatzaninë e Rexhina Debrovës. Kjo e fundit ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit, përpara 6 muajsh, pasi solli në jetë fëmijën e parë. Ka dyshime se Kadaifçiu ka treguar mungesë kujdesi ndaj 25-vjeçares. “Report tv” ka mësuar, se gjinekologu është larguar prej muajsh në Amerikë, së bashku me familjen e tij. Gjithashtu ai ka nxjerrë në shitje edhe klinikën private. Organi i akuzës i ka dërguar edhe një fletë-thirrje. Ndërkohë bashkëshorti i Rexhinës, nëpërmjet një postimi në Facebook, hodhi akuza të rënda për korrupsion dhe rryshfet ndaj stafit të spitalit, që asistoi në lindje. Ai gjithashtu paralajmëroi se do të bëjë vetëgjyqësi dhe nuk do të gjejë qetësi derisa të marrë hak. Si shkak për vdekjen, spitali i Elbasanit tha, se ishte bërë  mpiksja e gjakut dhe bllokimi i njërës nga venat që çon gjakun në mushkëri. Njëkohësisht 25-vjeçarja ishte me shtatzani të vonuar, 42 javëshe./Gazetareforma

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu