Burgosen vëllezërit që detyruan viktimën shtatzënë të punonte si prostitutë

0
Gjigandi

Një vajzë shtatzënë 20-vjeçare detyrohej të punonte si prostitutë dhe rrihej nga dy vëllezër që e kishin trafikuar atë nga Rumania.

19 vjeçari Ilcic Dumitru dhe 24 vjeçari Ioan Dumitru, e kishin pritur vajzën kur zbriti në aeroportin e Luton në Londër vitin e kaluar, pasi e kishin gënjyer duke i thënë se do të punonte në fabrikë, u tha në gjykatën e Woolwich.
Por në fakt vëllezërit Dumitru e çuan në një shtëpi dhe i sekuestruan dokumentet e udhëtimit. Që natën e parë të ardhjes vajza ishte nxjerrë të punonte në rrugë në veri të Londrës.
Ajo ishte lutur të mos e kthenin në prostitutë por Ioan e kishte kërcënuar se do t’i “thyente kokën” nëse nuk bënte para.
Ajo kishte mbetur shtatzënë në netët e para por vëllezërit e kërcënonin me dhunë, nëse nuk shkonte me 10 deri në 15 burra në ditë.
Sipas dëshmive në gjyq, ajo nganjëherë fitonte 1,000 paundë në natë të cilat i merreshin nga vëllezërit, rrihej rregullisht dhe nuk lejohej të dilte vetëm.
Kur ishte rreth shtatë muaj shtatzënë, ajo kishte ndjerë që bebja nuk po lëvizte më dhe trembej mos kishte vdekur. Ajo i tregoi një klienti i cili i dha celularin e tij me të cilin kontaktoi me familjen në Rumani.
Autoritetet atje kontaktuan me policinë në Londër dhe këta të fundit shkuan menjëherë në adresën ku ajo jetonte dhe vëllezërit u arrestuan.
Disa javë më vonë vajza lindi një djalë në Rumani. Në dëshminë e shkruar për gjyqin vajza tha: “Unë mbyll sytë dhe shikoj përsëri atë që kam kaluar. Është një mrekulli që djali im mbijetoi.
Ilcic e Ioan marrin dënimin këtë muaj pasi pranuan akuzat e shfrytëzimit seksual të një personi dhe bashkëpunim për të mbajtur një person si shërbëtor.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu