Bundesliga po mendon rihapjen e stadiumeve

0
Gjigandi

Bundesliga ka filluar të hipotezojë rihapjen e stadiumeve të futbollit për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve nga ZDF, Shoqata Gjermane e Futbollit tashmë po mendon për rihapjen e stadiumeve, megjithëse gradualisht.

Dy stadiumet kryesore janë ato të Berlinit: Olympiastadion ku luan Hertha dhe Alten Forsterei, ku luan Union.

Në objektin më të madh në kryeqytetin gjerman, i cili zakonisht mirëpret 70 mijë spektatorë, supozohet hapja për 37 mijë; në stadiumin tjetër (22 mijë) flitet për 4 mijë spektatorë. Vendimi i drejtuesve federal pritet së shpejti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu