Plot 12 ndeshje në Bundesliga dhe 793 minuta në total: 11 gola. Impakti i Erling-Braut Haaland me kampionatin gjerman ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm: sulmuesi norvegjez ka debutuar më tri gola, ndaj Augsburg, dhe më pas është përfshirë menjëherë dhe në mënyrë perfekte në mekanizmat e studjuar nga Favre.
Ai që i bën edhe më të pabesueshëm numrat e ish-bomberit të Salzburg është krahasimi me sulmues të mëdhenj të së tashmes dhe të shkuarës në Bundesliga.