“Budallenj, kope”- Alibeaj kërkon të merren sanksione ndaj Ramës pas fjalimit me ofendime

0
“Budallenj, kope”- Alibeaj kërkon të merren sanksione ndaj Ramës pas fjalimit me ofendime
Gjigandi

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit që të merren masa e sanksione ndaj kryeministrit Rama, për gjuhën e përdorur në fjalimin e tij, të mbushur me ofendime ndaj opozitës.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj:

Kryeministri tha 13 herë fjalën budalla, budallenj, kopeja e me radhë, ndiej keqardhje për gjendjen mendore të tij me thënë të drejtën por në këtë parlament ka ca rregulla kemi një kod sjellje zonja kryetare e Kuvendit, në nenin 6 thotë, që duhet sanksionuar deputeti i cili përdor gjuhë jo parlamentare e sapo ndodhi.

Duhet sanksionuar nga ju, pavarësisht se është ulur poshtë jush. Për të vendosur seriozitetin në këtë sallë.

Pastaj për historinë e budallenjeve apo të hajdutëve këtu mund të jenë e shumë të rinj që ndoshta dikur kur zotëria ishte ministër Kulture ka një të dhënë të dokumentuar në analet e këtij Kuvendi, ikonat kur ky ishte ministër i mori i çoi në Gjermani e nuk u kthyen kurrë këtu.

RonaTyra

Për procedurë po them që për të kthyer seriozitetin e diskutimit në këtë sallë e për të folur për ato gjëra që i interesojnë shqiptarëve e jo budallenjve do flasë Ina Zhupa.

Pres nga ju të merren masa e sanksione për gjuhën jo parlamentare të përdorur nga deputeti Rama.

Ka vetëm një justifikim nëse i mungon dicka, vetëm gjendja mendore e rënduar mund ta shpëtojë nga sanksioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu