Buburrecat, banorë miniaturalë të kopshteve e të fushave, posedojnë dhuntinë e cila mund të shfrytëzohet për zbutjen e dhembjeve dhe shërimin e reumës.
Thumbimi i vockël i insektit të zellshëm nuk është asgjë tjetër përveç “injeksion” i thartirës insektare, e cila ka veprim revulziv (shkakton zjarrminë, përkatësisht ngacmimin e lëkurës të përcjellë me derdhje gjaku).
Përfitimi nga kafshimi i këtyre insekteve pasqyron qarkullimin më të mirë, jo vetëm nëpër indet sipërfaqësore, por edhe nëpër organe të tjera.
Përveç kësaj, ngacmimi nga kafshimi i buburrecit, prania e thartirës së cekur, do të rrisë aktivitetin mbrojtës të indeve të cilave u paraprin emotiviteti i qetësimit të përshtypjes së së zjarrmisë.
Po ashtu, disa pika vajit të ullirit në të cilin janë ndrydhur disa buburreca, paraqet mostër të shkëlqyer antireumatike për veprim lokal, mendojnë reumatologët amerikanë.
Nganjëherë në mënyrë të njëjtë shfrytëzohen edhe karakteristikat e veprimit të tillë të bletës, por, në këtë rast, sipas mendimit të ekspertëve, mund të ketë përcjellje reagimesh alergjike etj.
Gjithashtu, deri vonë, ca forma të rënda të neuralgjisë janë shënuar me apiterapi, injeksione lokale me helmimin e bletës.