Truku është të vendosni përbërësit në një qese dhe t’i përzieni pak me duar
Përbërësit:
– 1 lugë çaji maja e thatë,
– 20 g gjalpë i shkrirë,
– 1 vezë,
– 25 g sheqer,
– 1 lugë çaji kripë,
– 100 ml qumësht,
– 250 g miell.
Përgatitja:
Hidhni të gjithë përbërësit në qeskën e ngrirjes, më pas mbylleni me njërën dorë dhe me dorën tjetër ngjisheni pak mbi qeskë për të lidhur përbërësit.
Kur të formoni brumin, vendoseni qesen në tavolinë dhe ngjisheni edhe pak me duar. Lëreni të pushojë për një orë.
Këtu është një recetë që mund të bëni me brumë të ëmbël:
Përbërësit:
▪ 500 g djathë lope
▪ 2 vezë
▪ 50 g sheqer
▪ 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
▪ pak kripë
▪ 15 g bajame të grimcuara
Përgatitja:
Brumin e përgatitur e vendosim në një tavë të lyer me gjalpë dhe e mbulojmë të pushojë edhe për gjysmë ore.
Përziejmë mirë djathin, kripën, vezët, sheqerin (20 g) dhe vaniljen. Bëni topa dhe vendosini në frigorifer për një orë.
Në brumë bëni dhëmbëzime me gishta dhe vendosni topthat e djathit aty. Spërkateni me sheqer (30 g) dhe thekon bajame, më pas piqini në 180° C për rreth 25 minuta.
Ju bëfshin mirë, – transmeton abc24.al.