Britania e Madhe: Spanja mund të shpallet e pasigurtë për pushuesit

0
Gjigandi

Britanikët që shijojnë diellin e Spanjës mund të përballen me karantinën e detyruar kur të kthehen në atdhe, thonë mediat angleze. Kjo për shkak se destinacioni popullor i pushimeve ka parë së fundi një tjetër rritje të rasteve me koronavirus.

Spanja është aktualisht në listën britanike të 59 shteteve të përjashtuara nga izolimi 14 ditor që i pret pas kthimit. Por vetëm këtë fundjavë, ajo regjistroi gati 5.000 raste të reja, ç’ka e çon në mbi 264,800 numrin e të infektuarve.
Autoritetet britanike po e ndjekin me kujdes situatën në këtë vend apo edhe rajone të veçanta brenda tij, e thonë se nëse gjendja ndryshon rrezikshëm, mund ta shpallin të pasigurtë për vizitorët vizitorë. “ Normal që po vazhdoi shtimi i rasteve, Spanja mund të hiqet nga lista e vendeve të përjashtara nga karantimi”, thotë Paul Charles, kreu i agjensisë së konsultimit për udhëtimet, The PC Agency.
Për 25 nga 59 vendet e listës, sipas tij, do të vendoset një sistem kontrolli për sigurinë që parashikon përditësimin e situatës çdo tre javë.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu