Britani: Gjysma e familjeve s’dalin për pazar, se duhet të mbajnë maska!

0
Gjigandi

Gjysma e familjeve në Britani po i shmangin blerjet vetëm nga ideja që duhet të mbajnë maska, thotë “The Sun” duke cituar një studim të publikuar se fundi.

Sondazhi i realizuar mbi gati 1.300 prindërve zbuloi se 53 përqind e tyre ishin më pak të prirur për të dalë për pazar nëse duhet të mbajnë maskë. Anketimi vjen një ditë pasi qeveria britanike e bëri të detyrueshme vendosjen e maskave në dyqane nga 24 korriku.
Një pjesë megjithatë rrëfyen gjithashtu se po i largohen dyqaneve nga frika e koronavirusit, ndërsa disa të tjerë përmendin dhe nevojën për të kursyer para në këto kohë të vështira. Kryeministri Boris Johnson i ka kërkuar britanikëve të shpenzojnë sa më shumë, në përpjekje për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë.
Edhe në Francë, së shpejti autoritetet do të kërkojnë që qytetarët të mbajnë maskën në fytyrë në ambiente të mbyllura publike. Vendimi, sipas presidentit Emmanuel Macron pritet të hyjë në fuqi nga data 1 gusht.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu