Claudio Bravo mund të përfundojë në Superligën e Turqisë.
Portieri i skuadrës së Manchester City, Bravo, pritet të largohet nga ‘Etihad Stadium’ në fund të këtij sezoni.
Sipas raportimeve në mediet britanike, Bravo është shumë afër marrëveshjes me Besiktas.
Madje, ka disa raportime që thonë se tashmë marrëveshja në princip është arritur dhe kanë mbetur vetëm detaje për t’u diskutuar.
Besiktas ka probleme me portën, pasi më herët gjatë këtij sezoni, Loris Karius u largua nga skuadra, pasi ishte i pakënaqur me gjendjen ekonomike.
Mbetet të shihet nëse Bravo do të zëvendësoj portierin gjerman te Besiktas.