“Borxhlinjtë” e Tatimeve, vetëm në vitin 2021, shtatë biznese rritën detyrimet me rreth 75 milion…

0
“Borxhlinjtë” e Tatimeve, vetëm në vitin 2021, shtatë biznese rritën detyrimet me rreth 75 milion…
Gjigandi

Borxhi i bizneseve ndaj tatimeve u rrit n 10.2 për qind vitin e kaluar, që në vlerë i korrespondon një shume prej 12.5 miliardë lekësh apo mbi 100 milionë euro.

Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se kjo rritje borxhi ka ardhur në pjesën dërrmuese të saj nga 7 tatimpagues të cilët mbajnë 72 për qind të kësaj shume.

“Gjatë periudhës së marrë në analizë, detyrimet tatimore kanë pësuar një rritje neto 12.5 miliardë lekë në krahasim me fillimin e vitit ose thënë ndryshe është rritur stoku i detyrimeve me 10.2%, ku theksojmë se 7 tatimpagues kapin vlerën e 9 miliardëve ndër të cilët vetëm dy tatimpagues si rezultat i vlerësimeve tatimore me metoda alternative kanë shtuar detyrimet me rreth 7.4 miliardë lekë” thuhet në raportin vitit të kaluar të Tatimeve.

I njëjti dokument nënvizon se gjendja e detyrimeve të papaguara në fillim të vitit 2021, apo totali i borxheve që bizneset i kanë tatimeve, në datë 31 dhjetor 2021 rreth 135 miliardë lekë (rreth 1.1 miliardë euro), nga 122.5 miliardë lekë vitin e mëparshëm.

“Në detyrimet prej 134.9 mld lekë, të cilat ndiqen deri më 31 Dhjetor 2021, është e përfshirë edhe vlera prej 14.3 mld lekë, e cila është në proces gjyqësor, ku deri në fund të Dhjetor 2021 zë 10.6% të stokut të detyrimeve te papaguara”

RonaTyra

nënvizojnë Tatimet.

I njëjti dokument saktëson se detyrimet e pakësuara gjatë vitit 2021 janë 21 mld lekë. Në detyrimet e pakësuara përfshihen arkëtimet dhe sistemimet e ndodhura gjatë periudhës.

“Detyrimet tatimore të papaguara në afat deri më 31 Dhjetor 2021 të specifikuara sipas zërave përbërës paraqitet si më poshtë: detyrimi 60 %, penalitete 35% dhe kamatëvonesa 5%.

Nga të dhënat e mësipërme rezulton se principali i detyrimeve tatimore të akumuluara përben rreth 60% të shumës totale të detyrimeve tatimore, ndërkohë që pjesa tjetër e këtyre detyrimeve 40% e mbetur përbëhet nga penalitetet dhe kamatëvonesat”

thuhet në raport.

Të ndara sipas llojit të tatimit rezulton se tatimi mbi vlerën e shtuar është detyrimi kryesor që kanë bizneset.

“Në stokun e detyrimeve të papaguara në afat të ndarë sipas llojit të tatimit, TVSH zë peshën më të madhe ne stokun me borxhit me 35% në vlerë 47,7 mld lekë, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 29% në vlerë 38,8 mld lekë, zëri Të Tjera me 17% në vlerë 23,5 mld lekë, Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 13% në vlerë 17.7 mld lekë, Tatimi në Burim me 3% në vlerë 4.7 mld lekë, TAP me 2% në vlerë 2,2 mld lekë dhe DIVA me 0.2% në vlerë 298 mln lekë”

theksojnë Tatimet.

78% e borxhit ka më shumë se dy vjet që nuk paguhet

Sipas tatimeve, në total stokun e borxhit mld lekë, në borxhin sipas vjetërsisë mbizotërojnë detyrimet që kanë më shumë sesa dy vjet që nuk paguhen:

borxhi deri në 3 muaj 3% ndaj totalit të stokut

borxhi nga 3 – 6 muaj 3% ndaj totalit të stokut

borxhi nga 6-12 muaj 9% ndaj totalit të stokut

borxhi nga 1-2 vjet 8% ndaj totalit të stokut

-Borxhi me vjetërsi mbi 2 vjet në vlerë 104,7 mld lekë është 78% ndaj totalit të stokut

Referuar moshës së detyrimeve te papaguara vihet re se detyrimi me i ri është arkëtuar duke përdorur analizën e profilit të riskut (detyrimet me i ri dhe vlera më e lartë) si dhe duke ndjekur vetëdeklarimet për çdo muaj nga “Sektori i Monitorimit dhe Analizës” në Rajonet e Mbledhjes, me qëllim rritjen e performacës në arkëtimin e detyrimeve tatimore, thuhet në raportin e tatimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu