Prezantuesja e njohur, Bora Zemani sot është një prej fytyrave më të dashura në ekranet shqiptare dhe së fundmi ka folur për fillimet e karrierës së saj.
Moderatorja ishte e ftuar në emisionin e kësaj jave të “Ëndërrtjerrësit”, që për temë kishte emisionin “Fiks fare” dhe fillimi i transmetimit të tij.
Përveç Borës, edhe të ftuarit e tjerë ishin bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në suksesin e emisionit të njohur.
Foto: Bora Zemani/Instagram
Ishte Bora ajo që ka rrëfyer se si nisi rrugëtimi I saj dhe iu hapën dyert e suksesit në televizion.
Ajo fillimisht ishte velina e emisionit “Fiks fare”, eksperiencë të cilën ajo tha se e vlerëson, po që e bënte me siklet dhe nuk ndihej rehat të zhvishej në ekran.
Foto: /YouTube
” E kam kompleksin e zhveshjes, unë isha problematikja thosha jo kjo është shumë e shkurtër si mund ta vesh këtë, kjo është shumë e hapur. Unë isha shumë e turpshme, shumë e ndrojtur dhe shumë e tërhequr. “Supermodel of Albania” ka qenë eksperienca ime e parë televizive, ndërkohë më pas ka qenë “Top Fest” dhe pastaj “Fiks fare”. Unë nuk është se isha shumë tipi i velinës. Nuk e gjeja shumë veten. E kisha lënë shkollën e baletit se nuk më pëlqente të kërceja. Nuk e shikoja veten shumë mirë dhe nuk e bëja dot këtë gjë.
Mirëpo kur u dha kjo mundësi u gëzova shumë sepse është një trampolinë e mirë për punën në televizion,dhe fillova më pas punë si prezantuese në një televizion tjetër”, ka treguar Bora ndër tjera.
Foto: /YouTube
Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht Bora është prezantuese e emisionit të dashurisë “Përputhen”.
Bora e cila është nënë e një djali, gjithashtu është mjaft e komentuar edhe për jetën private, e sidomos për romancë me aktorin Donald Veshaj, me të cili u nda pas hyrjes së tij në Big Brother VIP, pavarësisht një takimi romantik që ata kishin në shtëpinë e famshme dhe para syrit të publikut.
/abc24.al/