Mesfushori i Milanit, Giacomo Bonaventura, raportohet se ka arritur marrëveshje për t’u transferuar në Romë këtë verë si transferim i lirë, me pagë prej 2.5 milionë eurosh në vit.
Gazeta italiane Il Corriere dello Sport pretendon se verdhekuqtë janë një hap para rivalëve në garën për sigurimin e shërbimeve të Bonaventuras dhe tashmë gjithçka pritet të konfirmohet.
Edhe Atalanta dhe Torino kanë qenë të interesuar për 30-vjeçarin, i cili këtë sezon ka luajtur në 17 ndeshje për kuqezinjtë.
Bonaventura arriti në San Siro nga La Dea në shtator të vitit 2014 për shtatë milionë euro dhe që nga atëherë ka kontribuar me 34 gola dhe 24 asiste në 171 ndeshjet e zhvilluara.
Agjenti i tij Mino Raiola tashmë është takuar me përfaqësuesit e Romës dhe Bonaventura raportohet se ka arritur marrëveshje trevjeçare në Olimpico në vlerë prej 2.5 milionë eurosh në vit, plus bonuse.
Futbollisti italian pritet tani ta vazhdojë karrierën e tij te klubi kryeqytetas dhe së shpejti pritet të mësohen edhe detaje të tjera nga marrëveshja mes dy palëve.