Mesfushori strugan i Feronikelit nga Drenasi, Besmir Bojku në një intervistë për gazetarin Reshat Ibrahimi ka zbuluar se nga koha e fillimit të koronavirusit nuk janë paguar nga klubi.
25 vjecari tregon arsyen përse kjo ka ndodhur, por thotë se kanë marrë garanca se obligimet ndaj futbollistëve do të shlyhen.
“Nga koha që na ka kapluar pandemia nuk jemi paguar, pasi kryetari i klubit nuk ndodhet në Kosovë, por kemi marrë garanca se pasi të kthehet në Kosovë do ti kryejë të gjitha obligimet ndaj nesh”, ka deklaruar mesfushori Bojku, i cili gjatë kohës së pandemisë është duke qëndruar në shtëpinë e tij në Strugë, ndërsa nuk i lë anash as stërvitjet.
Në këtë intervistë, 25 vjecari ka treguar se ambiciet e Feronikelit janë që të dalin në Europë dhe përmes kupës shpresojnë të arrijnë objektivin e tyre. Ata janë në gjysmëfinale të kupës.
Bojka ka folur dhe për të ardhmen e tij: “Më 14 qershor më përfundon marrëveshja në formë huazimi me Feronikelin dhe besoj se do të kthehem te Shkëndija”, përfundon intervistën Besmir Bojku për faqen e gazetarit Reshat Ibrahimi.